Shpërndante kanabis në lagjet e Kamzës, arrestohet 29-vjeçari

Shqipëria

Shpërndante kanabis në lagjet e Kamzës, arrestohet 29-vjeçari

Më: 3 maj 2023 Në ora: 09:38
Mjetet e sekuestruara

Vihet në pranga një 29-vjeçar që përgatiste dozat e kanabisit në banesë dhe i shpërndante ato në lagjet e Kamzës.

Sekuestrohen sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e saj e ndarë në 82 doza, gati për shitje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “House”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. S., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Demokracia”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin K. S., të cilit, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, në rrugën “Xhorxh Bush”, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 82 doza, gati për shitje.

Nga hetimet ka rezultuar se 29-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e përgatiste atë në doza, në banesë, dhe më pas i shpërndante ato, në lagjet e Kamzës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat