Kontrolle nga toka dhe ajri në Krujë, 50 efektivë në terren/ Zbulohen qindra fidanë kanabis, policia në ndjekje të kultivuesve

Shqipëria

Kontrolle nga toka dhe ajri në Krujë, 50 efektivë në terren/ Zbulohen qindra fidanë kanabis, policia në ndjekje të kultivuesve

Më: 30 prill 2023 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Kontrolle intensive nga toka dhe ajri në zonën e Krujës, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Në kontrolle, 50 forca policore të Komisariatit të Policisë Krujë, forcat operacionale të DVP Durrës dhe 4 dronë.

Shërbimet e Policisë, nëpërmjet dronëve, kanë evidentuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Cudhi, në territorin e pyllëzuar të fshatit Cudhi, 2 shtetas në tentativë për të hedhur në tokë, fidanët kanabis që kishin të kultivuar në kubikë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të marra, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e njërit prej autorëve, konkretisht shtetasit L. M., 35 vjeç, banues në fshatin Cudhi.

Vijon puna për identifikimin e shtetasit tjetër dhe për kapjen e tyre.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen në zonën e pyllëzuar, për kapjen dhe vënien e tyre në pranga. Operacioni vijon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat