Policia zbarkon në Malësi të Madhe/ Aksion masiv me 100 efektivë dhe 6 dronë, ja çfarë u zbulua në terren

Shqipëria

Policia zbarkon në Malësi të Madhe/ Aksion masiv me 100 efektivë dhe 6 dronë, ja çfarë u zbulua në terren

Më: 29 prill 2023 Në ora: 10:51
Në operacion, 100 forca policore dhe 6 dronë, me qëllim kontrollin e territorit malor.

Nis operacioni masiv i koduar “Alpe të pastra”, për kontrollin e territorit malor në Shkodër, për të zbuluar parcela me kanabis. Operacioni nga strukturat operacionale të DVP Shkodër, Komisariati i Policisë Malësi e Madhe dhe shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në operacion, 100 forca policore dhe 6 dronë, me qëllim kontrollin e territorit malor.

Në kuadër të luftës kundër parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sativa, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme që në gjenezë, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, në territorin e qarkut Shkodër, nisi zbatimi i Planit Operacional “Alpe të pastra”. Ky operacion do të zhvillohet në territorin e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në zonat me risk te lartë kultivimi.

Fillimisht do të kontrollohen territoret e njësive administrative Shkrel dhe Gruemirë.

Grupet e kontrollit kanë në dispozicion dronë dhe do të kontrollojnë jo vetëm zonat malore, por çdo territor të këtyre zonave, duke u përqendruar edhe në ato zona që në vitet e kaluara, janë evidentuar nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, bimë narkotike të kultivuara.

Gjatë momenteve të para të kontrollit, janë evidentuar disa vende të hapura rishtas, ku dyshohet se në këto miniparcela mund të kultivohet kanabis, të cilat do të mbahen nën kontroll nga shërbimet e Policisë në vijimësi, me qëllim parandalimin e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Operacioni policor antikanabis “Alpe të pastra” do të vazhdojë dhe në ditët në vijim, në territoret malore në të gjithë qarkun Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat