Sherr për një vajzë, një grup të rinjsh konfliktohen afër QSUT, qëllohet me armë në ajër

Shqipëria

Sherr për një vajzë, një grup të rinjsh konfliktohen afër QSUT, qëllohet me armë në ajër

Më: 29 prill 2023 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Një konflikt është regjistruar rreth orës 3 të mesnatës në afërsi të spitalit Nënë Tereza, përballë një lokali. Mësohet se 2 grupe te rinjsh janë konfliktuar me njeri-tjetrin, ndërsa njeri prej tyre ka qëlluar me armë në ajër, por nuk është lënduar njeri.

Ndërkohë njëri nga 8 djemtë të cilët ishin të moshave 18- 20 vjeç ka marre një dëmtim të lehtë në këmbë sepse është rrëzuar.

Gazetari Igli Çemeta raporton për BalkanWeb se shkak i konfliktit mes 2 grupeve te të rinjve ka qenë një djalë, i cili ka ngacmuar të afërmen e një djali të grupit tjetër.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ka gjetur armën me të cilën e posedonte njeri nga djemtë dhe më pas i ka shoqëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat