Zgjedhjet e 14 majit/ Bejko: Mua më shajnë ata që kam ndarë sufllaqen, Berisha ka shumicën e militantëve

Shqipëria

Zgjedhjet e 14 majit/ Bejko: Mua më shajnë ata që kam ndarë sufllaqen, Berisha ka shumicën e militantëve

Më: 28 prill 2023 Në ora: 23:24
Roland Bejko

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko ka thënë se ai sot ka një mbështetje të konsiderueshme nga qytetarët, teksa pranon se shumica e militantëve demokratë janë në krah të ish kryeministrit Sali Berisha.

Nga studio e Spotlight, Bejko tha se ai merr shumë sharje e ofendime në rrjetet sociale, nga ata që në protestat e para 10 viteve sipas tij ka ndarë sufllqet e sanduiçat.

Bejko shton se PD nuk e meriton këtë situatë në të cilën ndodhet.

Në Laprakë, salla e kinemasë ishte plot. Sepse thonë që nuk kanë njerëz. Jo mo jo, kam më shumë njerëz se çfarë e mendon Berisha dhe ata që kanë marrë PD në dorë sot. Unë për vete e kam ditur, por këta nuk e kanë besuar. Ka njerëz atje poshtë që janë edhe të heshtur dhe refuzojnë foltoren, siç janë ndoshta të pakënaqur edhe nga ne, pra një elektorat gri brenda PD.

E pranoj, që Berisha ka shumicën e zhurmuesve dhe militantëve, i ka shumë aktiv ata. E ndjej unë te Facebbok, nuk pushon Facebook natë për natë me sharje, ofendime, fyerje, e nga kush, nga ata që kam ndarë sufllaqen dhe sanduiçin në protestat e 10 viteve. Ne kemi ndarë shumë gjëra dhe nuk e meritojmë këtë. Të tjerët janë në kërkim të vetvetes, e ndoshta duan të gjejnë një profil edhe politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat