“14 maji”, Berisha: Kandidatët e Ramës janë zgjedhur në mënyrë mafioze

Shqipëria

“14 maji”, Berisha: Kandidatët e Ramës janë zgjedhur në mënyrë mafioze

Më: 28 prill 2023 Në ora: 19:13
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë nga Lushnja, ku prezantohet kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Eduart Sharka, tha se kandidatët e tij kanë dalë nga një garë e ndershme brenda partisë, ndërsa përballë kanë kundërshtarë të emëruar nga kryeministri Edi Rama mbi kritere mafioze.

Kandidatët tanë përballen me përfaqësuesit e monizmit, për të cilët nuk ka votuar asnjë shqiptar e socialist, janë emëruar mbi kritere mafioze nga Rama, njeriu që në 2 mandate ia doli të përqendrojë në duart e tij të zeza të gjithë pushtetet. Janë në duart e një njeriut, ky përdor pushtetin sipas interesave të tij dhe anti-qytetare. Në 8 vite shqiptarët në dallim nga popujt e rajonit, kanë njohur një varfëri të frikshme. Sot ata kanë rroga e pensione më të ulta, vetëm 20% e atyre që kanë nevojë për ndihmë ekonomike e marrin, është tirani e vërtetë, varfëri mbi këta njerëz”, u shpreh Berisha.

Më tej ish-kryeministri Berisha tha se borxhi në vend është dyherë më i madh, dhe se sipas tij paratë nuk shkojnë për të mbështetur shqiptarët, por për të mbushur llogaritë bankare të qeveritarëve dhe klientelës së tyre.

Berisha u shpreh se qytetarët më 14 maj duhet të votojnë për të vendosur pluralizmin, pasi ‘Rilindja’ po i vjedh çdo ditë.

Sot krahasuar me 2013, buxheti dhe borxhi është dy herë më i madh. Ato para nuk përdoren për qytetarët, për fermerët e biznese por për të fryrë kontot bankare të fshehta, frigoriferë, oxaqe të qeveritarëve shqiptarë, për ti ndarë me klientelët e tyre. Qytetarët kalojnë çdo muaj në vështirësi, 1 milion prej tyre ikën në 8 vite, 83% kërkojnë të ikin. Kurrë në asnjë rrethanë vendi nuk ka qenë dhe braktisur si në këto vite. Pasuritë e saj janë përrallorë, njerëzit janë punëtorë, pra më 14 maj qytetarët të votojnë dhe të vendosin pluralizmin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat