Kanabis në formë çokollate, arrestohet 20-vjeçari në Portin e Durrësit

Shqipëria

Kanabis në formë çokollate, arrestohet 20-vjeçari në Portin e Durrësit

Më: 28 prill 2023 Në ora: 15:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy pako kanabis në formë çokollate janë kapur këtë të premte nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit. Policia bën me dije se sasia e lëndës narkotike po tentohej të transportohej nga një 20-vjeçar.

Ky i fundit është vënë në pranga, ndërsa mësohet se sasia me peshë rreth 450 g u gjet në automjetin e tij.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në vijën e dytë, në hyrje të RSh-së, në automjetin tip “Seat”, që drejtohej nga shtetasi E. B., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 pako me lëndë narkotike kanabis në formë çokollate, me peshë totale rreth 450 g”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat