Premtimi i Ramës për rritjen e pagave/ Tabaku ngre pikëpyetje: Nga do të vijë pagesa e rreth 400 mln euro shtesë, ku do të gjenden burimet financiare?

Shqipëria

Premtimi i Ramës për rritjen e pagave/ Tabaku ngre pikëpyetje: Nga do të vijë pagesa e rreth 400 mln euro shtesë, ku do të gjenden burimet financiare?

Më: 28 prill 2023 Në ora: 14:38
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur pikëpyetje mbi premtimet e kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagave.

Për Panorama Tv, ajo tha se “nga do të vijë pagesa e rreth 400 mln euro shtesë dhe ku do të gjenden burimet financiare?”

“Është një listë dëshirash që duhet akoma të materializohet dhe të shoqërohet me faturë si edhe kosto në buxhetin e shtetit”, u shpreh ligjvënësja demokrate.

Ajo theksoi se një rritje e pastudiuar e pagës do të dëmtojë rëndë buxhetin e shtetit, pasi shton Tabaku: “Të dhënat e fundit të prezantuara nga Ministria e Financave tregojnë se pagesat e taksave dhe të ardhurat nga buxheti janë në rënie, po bie konsumi, rritja e çmimeve dhe inflacioni po ndikon në të ardhurat e familjeve”.

Jorida Tabaku: “Rritja e pagave që po diskutohet, paga minimale por njëkohësisht për mësuesit, mjekët etj., ka pasur disa vendime qeverie por në asnjë prej tyre arrihet niveli i pagës 900 euro mesatare ashtu siç deklaron qeveria. Ndodhemi në një situatë premtimesh inflacioniste, ku thuhet se ne të ardhmen do ta rrisim deri në 900. Deri më tani nuk ka ndodhur.

Pagat e fundit janë rritur në 2017, kur kemi pasur zgjedhje. Ka pas një rritje të vogël edhe përpara 2021. Është rritur paga minimale disa herë, por njerëzit duhet të kuptojnë se nuk është rritje që bën qeveria, nuk është pagë shtesë. Paga minimale dëmton edhe sektorin privat, sepse kur kjo rritet e pastudiuar, po rezulton në rritje të pagesës së shpërblimeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Premtimet e qeverisë për rritjen e pagës në sektorin publik, se në sektorin privat i rrit vetë, janë të pashoqëruara me faturë buxheti.

Nuk kemi sot një analizë se ku do të gjenden burimet financiare për rritjen e pagave, të dhënat e fundit të prezantuara nga Ministria e Financave tregojnë se pagesat e taksave dhe të ardhurat nga buxheti janë në rënie, po bie konsumi, rritja e çmimeve dhe inflacioni po ndikon në të ardhurat e familjeve. Nëse kjo vazhdon në periudhë afatmesme dhe afatgjatë do të dëmtojë rëndë buxhetin e shtetit sepse po merr më pak të ardhura, sepse po konsumohet më pak.

Nga do vijë pagesa e pothuajse 400 mln euro shtesë për pagat nëse shkojnë në nivelin këto deklarojnë pa u shoqëruar me një faturë në buxhetin e shtetit.

Është një listë dëshirash që duhet akoma të materializohet dhe të shoqërohet me faturë si edhe kosto në buxhetin e shtetit.

Biznesi u paguan zyrtarisht punonjësve pagën minimale punonjësve por u kërkon t’i kthejnë paratë mbrapsht sepse rritja e pagës minimale nuk bëhet me një vendim qeverie, por kur rritet tregut. Kjo nuk po ndodh, sepse s’ka zgjerim ekonomie.

Biznesi është në ngushtësi, nëse një biznes do kishte mundësi, hapësirë për tu rritur dhe investuar sigurisht që do të investonte tek kapitali njerëzit.  Kjo rritje e pagës minimale shoqëruar pa asnjë masë tjetër është një politikë në ajër nuk është se do ndikojë tek punonjësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat