“Më rrahu shefi për një formular”, punonjësi i ndërmarrjes komunale në Patos denoncon eprorin për dhunë

Shqipëria

“Më rrahu shefi për një formular”, punonjësi i ndërmarrjes komunale në Patos denoncon eprorin për dhunë

Më: 25 prill 2023 Në ora: 17:31
Policia

Një punonjës i ndërmarrjes komunales në bashkinë e Patosit ka denoncuar sot në polici shefin e tij pasi e akuzon për dhunë.

Mësohet se rreth orës 16:10, shtetasi me inicialet B. D., 55 vjeç është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier, për të bërë kallëzim, duke pretenduar se në ambientet e punës, eprori i tij, shtetasi me inicialet P. P. ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për shkak nuk ka pranuar të plotësojë një formular.

NJOFTIMI I POLICISE

Një Rreth orës 16:10, shtetasi B. D., 55 vjeç (punonjës i ndërmarrjes së komunales, bashkia Patos), është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier, për të bërë kallëzim, duke pretenduar se në ambientet e punës, eprori i tij, shtetasi P. P. ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për shkak nuk ka pranuar të plotësojë një formular.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë njoftuar menjëherë Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, dhe në prani të oficerëve të Policisë Gjyqësore, shtetasit B. D. po i merret dëshmia në lidhje me rrethanat e ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet procedurale.

Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat