Rekurset abuzive/ Gjykata e Lartë gjobiti Avokaturën e Shtetit

Shqipëria

Rekurset abuzive/ Gjykata e Lartë gjobiti Avokaturën e Shtetit

Më: 25 prill 2023 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Gjykata e Lartë gjobiti  me 50 mijë lekë avokaturën e shtetit për rekursim abuziv në dëm të një polici  që mbeti peng i procedurave gjyqësore.

Ky është vendimi i parë me ndryshimet ligjore në të cilin trupa gjyqësore ju tërheq vëmendjen institucioneve, të cilat nuk e pranojnë humbjen përballë qytetarëve dhe vazhdojnë luftën edhe në gjykatat më të larta. Bëhet fjalë për punonjësin e policisë Bardhi Ibraliu, i cili mbasi e larguan nga puna paditi Departamentin e Sigurisë Publike dhe fitoi në të dyja shkallët. Por humbjen nuk e pranoi Avokatura e Shtetit dhe Ministria e Brendshme, që detyroheshin nga gjykatat ti paguanin 50-vjeçarit, 12 paga mujore ndaj dhe kryen rekurs të pabazuar

Oficeri e nisi betejën gjyqësore me policinë e shtetit menjëherë pas përjashtimit nga radhët e saj. Në vitin 2019 rezulton se Ibraliu për shkaqe shëndetësore mungoi për shtatë muaj me radhë  në punë dhe kjo u konsiderua si mosbindje e rëndë.

Sipas vendimit të vendosur në dispozicion për Top Channel, përpara përjashtimit, oficeri mbante detyrën e shefit të rendit në policinë e Mirditës dhe mungesat e tij shëndetësore u vlerësuan se probleme në planizimin e shërbimeve dhe në parandalimin e krimeve. Ky arsyetim shkarkimi u kundërshtua nga dy gjykata që vendosën në favor të efektivit

Për komisarin Ibraliu, gjykata konsideroi si provë raportet mjekësore për paaftësi të përkohshme në punë.

Raportet e lëshuara nga një spital shtetëror replikon gjykata nuk mund të konsiderohen të parregullta.

Në gjykatën e apelit në Tiranë masat administrative ku kundërshtohen masat administrative të uljes në gradë apo të përjashtimit nga detyra janë gjyqet më të zakonshme.

Të gjitha çështjet e ish drejtuesve të policisë të larguar nga detyra gjatë viteve  2013- 2014 janë kthyer nga Gjykata e Lartë për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Administrativ. Por për shkak të stokut që edhe  në këtë gjykatë, nuk janë caktuar datat për nisjen e gjykimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat