Begaj do të udhëtojë nesër për në Kroaci

Shqipëria

Begaj do të udhëtojë nesër për në Kroaci

Më: 25 prill 2023 Në ora: 13:24
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me ftesë të presidentit Zoran Milanoviç nesër do të niset për vizitë shtetërore në Kroaci.

Begaj, siç u bë e ditur në komunikatë, do të mirëpritet të enjten (27 prill) sipas ceremonive të nderit dhe të mirëseardhjes për të vijuar agjendën zyrtare të bisedimeve me presidentin kroat, duke u fokusuar te marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi rajonal, rrugëtimi evropian i Shqipërisë, si dhe zhvillimet e tjera me ndikim në çështjet e paqes dhe sigurisë.

Në kuadër të kësaj vizite shtetërore, të enjten (27 prill) Begaj do të pritet në takime të veçanta nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç si dhe Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrakoviç.

Gjatë qëndrimit në Kroaci, Begaj do të zhvillojë edhe një takim me përfaqësues të shoqatave shqiptare.

“Më 28 prill 2023, nën shoqërinë e mikpritësit, Presidentit të Kroacisë Milanoviç, Presidenti Begaj do të vizitojë e takohet me Arbanasit e Zarës (Zadarit), aktivitetet që shënon Vizita shtetërore e Presidentit Begaj dhe e delegacionit që e shoqëron, mbyllet, ditën e premte, më 28 prill 2023.”, u bë e ditur tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat