Pogradec/ Ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait, hetohet në gjendje të lirë 54-vjeçari

Shqipëria

Pogradec/ Ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait, hetohet në gjendje të lirë 54-vjeçari

Më: 24 prill 2023 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Një 54-vjeçar nga fshati Leshnicë, Pogradec po hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij. Menjëherë është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Gjithashtu po hetohet një gjendje të lirë një 18-vjeçar nga Pogradeci, të cilit gjatë një kontrolli fizik në një lokal, iu gjet dhe sekuestrua një celular, ku dyshohet se po përdorej për vënien e basteve sportive.

Një 40-vjeçar tjetër po banues në Tiranë, po procedohet në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e saj, rezultoi se e ushtronte aktivitetin pa e regjistruar në organet tatimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat