Sulm me breshëri plumbash drejt një biznesi në Laç, çfarë raportohet

Shqipëria

Sulm me breshëri plumbash drejt një biznesi në Laç, çfarë raportohet

Më: 20 prill 2023 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Laçit, ku një biznes është qëlluar disa herë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në oret e para të mëngjesit te kësaj te enjteje, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Nga raportimet mësohet se është qëlluar me rreth 30 plumba drejt dyqanit të një 36-vjeçari me inicialet F.T.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin-Në fshatin Gjorme, Mamurras, në fasadën e  dyqanit  në pronësi të shtetasit F. T. 36 vjeç, është qëlluar me armë zjarri ku si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.

Falë veprimeve të shpejta hetimore  profesionale të kryera nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.

Vazhdojnë veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë për  dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat