Gazetari zbardh detaje tronditëse ndaj atentatit të Nikulajt: Biznesmeni dy javët e fundit është mbajtur në vëzhgim

Shqipëria

Gazetari zbardh detaje tronditëse ndaj atentatit të Nikulajt: Biznesmeni dy javët e fundit është mbajtur në vëzhgim

Më: 20 prill 2023 Në ora: 10:41
Ardian Nikulaj

Të tjera detaje të reja kanë dalë në dritë ndaj ngjarjes tragjike të ditës së djeshme në Lezhë ndaj biznesmenit të njohur, Ardian Nikulaj.

Gazetari Ervin Leka mëson nga burime pranë grupit hetimor raportojnë se ai është vëzhguar në dy javët e fundit nga dy persona.

Ka dyshime se një nga informatorët mund të ketë qenë një person i afërt me të, për shkak të rrugës së ndjekur nga ekzekutori i cili është futur nga pjesa e pasme e lokalit dhe ka pasur dijeni për vendndodhjen e saktë të Nikulajt.

Në momentin e ngjarjes në lokal kanë qenë vjehrri i viktimës, një kamerier dhe një roje sigurie që shoqëronte viktimën. Ata janë shoqëruar për të dhënë dëshminë e tyre në lidhje me ngjarjen por nuk kanë të dhënë asnjë të dhënë që mund të ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Autori që kreu ekzekutimin e Nikulajt dyshohet se është vrasës me pagesë dhe profesionist për shkak të lëvizjeve që ka ndjekur edhe për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia dhe grupe të FNSH-së kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm kontrolle në zonë dhe disa pika hyrëse-dalëse por nuk kanë asnjë gjurmë nga autori që ekzekutoi biznesmenin Nikulaj.

50-vjeçari ishte i njohur për lidhjet e tij në politikë. Ai ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e shkuara parlamentare ndërsa në zgjedhjet lokale të 14 Majit garonte në listën e PSD për këshill bashkiak të Lezhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat