“Berisha ka frikë nga SPAK”/ Alibeaj i kërkon liderit historik të tregojë paratë e fushatës

Shqipëria

“Berisha ka frikë nga SPAK”/ Alibeaj i kërkon liderit historik të tregojë paratë e fushatës

Më: 18 prill 2023 Në ora: 12:24
Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj ka ngritur pyetjen se ku i gjen paratë Sali Berisha, që pronoton stadiume dhe salla për mbajtjen e takimeve, kur sipas tij prej një viti e gjysëm ai nuk është kryetar i asnjë partie.

Në një postim në Facebook, Alibeaj shkruan se kësaj pyetje nuk po i jep askush përgjigje, por shton se po sulmohet nga Berisha dhe mediat e paguara prej tij.

Alibeaj tha se e kupton hallin e Berishës dhe mbështetësve të tjerë, që sipas tij janë në rradhë për të dalë para SPAK.

Prej dy ditësh, altoparlantët politikë të non-gratës për korrupsion masiv dhe minues i demokracisë, Sali Berishës, dhe mediat e financuara prej tij dhe familjes së tij, kanë filluar një sulm ndaj meje, vetëm e vetëm se unë kam ngritur thjesht një pyetje, që në fakt është një pyetje që e bëjnë të gjithë shqiptarët:

Ku i gjen paratë Sali Berisha, i cili ka një vit e gjysëm që prenoton stadiume, prenoton salla në të gjithë Shqipërinë, paguan autobuza dhe njerëz për ti mbushur këto salla, paguan media që të jetë 24 orë live edhe pse ligjërisht nuk është kryetari i asnjë partie politike?

Mirëpo Sali Berisha dhe ushtarët e tij mediatikë e politikë, në vend që ti përgjigjen kësaj pyetje dhe të bëjnë transparencën e parave te tyre, si gjithmonë, në stilin e politikës së urrejtejes dhe baltës , në stilin e tij prej politikani tashmë të marrë fund, e ka kthyer oborrin e tij politik e mediatik në mburojë të një njeriu të padëshiruar nga perëndimi për korrupsion masiv dhe minim të demokracisë.

Të gjithë në rresht, për turpin e tyre,  bëjnë garë se kush bërtet më shumë, kush fyen më shumë në emër të padronit të tyre.

E kuptoj fare mirë hallin e tyre. Sa herë që i përmendin paratë, Sali Berisha dhe llogoret e tij mediatike në borderonë e tij, ulërasin, bërtasin dhe fyejnë këdo që i kërkon lllogari dhe transparencë. E kuptoj fare mirë që ndihen të frikësuar.

Janë të gjithë në radhë për SPAK.

Alibeaj hedh edhe akuza, për bashkëpunim dhe ndarje interesash mes Sali Berishës dhe Erion Veliajt.

Sipas tij, ish kryeministri dhe kryebashkiaku duan të zaptojnë bashkë politikën, ashtu siç ndajnë paratë dhe oligarkitë.

Në fakt nuk i ka shqetësuar çështja e parave dhe financimeve, sepse ato kanë 33 vite që i fshehin në bashkëpunim me mediat e tyre,  por se përse Erion Veliaj, ortaku i tyre politik dhe ekonomik, ka bërë të njëjtën pyetje. As nuk kisha ndërmend të meresha fare më një mashtrues kronik si Erion Veliaj, por meqë e kanë merak se përse ai ka ngritur të njëjtën pyetje, le të flasin me të.  Unë thjesht ngrita një pyetje, ai me siguri di dhe përgjigjen e kësaj pyetje.  Pyetja duhet të ishte drejtuar dhe Sali Berishës dhe Erion Velisë, sepse që të dy e dinë ku i gjenë paratë Berisha. Sepse ditën bëjnë sikur zihen, ndërsa natën shijojnë lejet e ndërtimit dhe marrëveshjet okulte me kryebashkiakun, përfaqësues të oligarkisë së ndërtimit.

Si ka mundësi  që Sali Berisha nuk përmend asnjë oligark, bashkëpunëtor të Erion Velisë në ndërtimet e Tiranës?! A ka kurajo non-grata për korrupsion masiv dhe minues i demokracisë, të denoncojë lejet e ndërtimit të dhëna nga Erion Veliaj?

Përgjigjia është shumë  e thjeshtë: janë ortakë politik dhe ekonomik.

Oligarkët i kanë bashkë, paratë i ndajnë bashkë, politikën duan që ta zaptojnë bashkë.

E megjithatë, përtej dallavereve politike të Sali Berishës që nuk i beson më askush, thelbi mbetet, pyetja mbetet:

Ku i gjenë paratë Sali Berisha?

Për përgjigjen,  pyesni Erion Velinë. Ai di shumë më shumë se unë dhe se ne bashkë, se ku gjenden këto para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat