Po vjen furtuna, këto janë qytetet që do të kenë shtrangata dhe stuhi shiu gjatë gjithë natës

Shqipëria

Po vjen furtuna, këto janë qytetet që do të kenë shtrangata dhe stuhi shiu gjatë gjithë natës

Më: 17 prill 2023 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Shqipëria do të vijojë të mbetet nën “pushtetin” e shiut përgjatë orëve të ardhshme.

Reshjet nuk do të mungojnë në të gjithë territorin, ndërsa me intensitet më të alrtë do të jenë në qarqet Dibër, Lezhë dhe Vlorë.

Në qarqet Lezhë, Dibër dhe Vlorë, reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata. Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 16 °C

në vendet e ulëta: 9 / 17 °C

në vendet malore: 3 / 13 °C

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat