Aksidentohet në vijat e bardha 45-vjeçarja në Berat, transportohet me plagë të shumta në spital

Shqipëria

Aksidentohet në vijat e bardha 45-vjeçarja në Berat, transportohet me plagë të shumta në spital

Më: 17 prill 2023 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit, ku një 45-vjeçare është përplasur nga një makinë.

Gazetarja Eneida Petova bën me dje për “BalkanWeb” se një automjet, tip “Benz”,me targa AB 367 DI, ka përplasur një grua që ishte duke kaluar në vijat e bardha.

E aksidentuara po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrin së bashku me një grua tjetër, që fatmirësisht nuk është prekur nga mjeti. 45-vjeçarja ka qëndruar e shtrirë në rrugë për disa minuta, deri në mbërritjen e ambulancës, që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të sektorit të qarkullimit rrugor dhe të ndërhyrjes së shpejtë.

Policia është duke kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mjeti ishte duke qarkulluar me shpejtësi nga drejtimi i stadiumit të vjetër drejt stadiumit të ri.

Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se,45-vjeçarja e aksidentuar ka marrë plagë të shumta në trup dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas ekzaminimeve të para që do të kryhen, mjekët do të përcaktojnë nëse do ta transportojnë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat