Gjendja e Edi Ramës pas ndërhyrjes kirurgjikale, flet mjeku i QSUT-së

Shqipëria

Gjendja e Edi Ramës pas ndërhyrjes kirurgjikale, flet mjeku i QSUT-së

Më: 17 prill 2023 Në ora: 11:45
Arben Gjata

Shefi i shërbimit të kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT), Arben Gjata ka dalë në një konferencë për mediat ku foli rreth gjendjes shëndetësore të kryeministrit Edi Rama, i cili në orët e para të mëngjesit iu nënshtrua një operacioni për heqjen e apendicitit.

Gjata tha për mediat se ndërhyrja është kryer me laparoskopi rreth orës 02:00, ndërkohë që gjendja shëndetësore e kreut të qeverisë është e mirë.

Ai u shpreh se gjendja e kryeministrit është e stabilizuar dhe brenda 24 orëve mund të dalë nga spitali, ndërsa pritet të rikuperohet brenda 2-3 ditësh.

“Operacioni u krye me laparoskopi. Është intervenuar rreth orës 02:00. Operacioni shkoi mirë, nuk ka temperatura dhe sot do të fillojë dhe të ushqehet. Nesër besoj se duhet të dalë nga spitali.

Me laparoskopi koha e rikuperimit është shumë e shpejtë, brenda 2-3 ditësh. Kryeministri nuk duhet të tregojë ndonjë kujdes të shtuar. Ai mund të ecë që sot. Kryeministri komunikon normalisht dhe është i qetë”, tha Gjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat