Vlora, fundjavat janë plot/ Prenotimet e shtuara deri në 25 për qind për sezonin turistik

Shqipëria

Vlora, fundjavat janë plot/ Prenotimet e shtuara deri në 25 për qind për sezonin turistik

Më: 15 prill 2023 Në ora: 15:47
Vlora

Fundjavat plot prenotime në njësitë turistike të qytetit të Vlorës parashikojnë një sezon turistik të ngarkuar.  

Tureve turistike për të eksploruar detin dhe gjiret e bukura të Vlorës,  këtë vit do t’u shtohet dhe shërbimi me autobus dykatësh për t’i shëtitur të huajt në pika të ndryshme arkeologjike dhe historike.

Kreu i operatorëve turistikë për jugun  e vendit, Vasil Bedini pret fluks të madh turistësh.

 “Këtë muaj Prill fundjavat kanë qenë të prenotuara, dhe nga rezervimet  do të jetë vit I mirë , dhe rritja për këtë vit e turistëve do të jetë deri në 25% , mund të jetë më i lartë , por kapacitet në Vlorë nuk mund ta përballojnë këtë fluks”, tha Vasil Bedini, kreu i operatorëve turistikë të jugut.

 “Jemi të kënaqur në nisje të sezonit, pasi prenotimet për muajt e verës janë kënaqshme , ku klientë si Italianët , kosovarët , maqedonasit, malazezët, , por ka fluks dhe nga holandezët apo zonat nordike të Europës”, tha Anxhela Sholla, recepsioniste.

Por burimet njerëzore mbeten ende pika e dobët e turizmit.  Edhe pse operatorët thonë se po përmirësojnë pagat, oraret dhe kushtet e  pune sërish nuk arrijnë të tërheqin punonjës.

 “Mund të themi që është kërkuar shtetit   nga këto njësi turistike të ndërpres ndihmat sociale  që u jepen shumë familjeve pasi vende pune ka dhe janë të mirëpritur. Pra krahu i vogël i punës  në  Shqipëri ka bërë që të kërkohet dhe krahë pune nga jashtë e cila  mesa duket është e vetmja  zgjidhje alternative për të plotësuar nevojën për fuqi punëtore. Ky krah pune kryesisht vjen nga Filipine dhe Nepal por janë në provë pasi sektori i turizmit është delikat dhe kërkon eksperience pune për të pasur standard të lartë turizmi”, tha Vasil Bedini, kreu i operatorëve turistikë të jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat