Zgjedhjet lokale, koalicioni “Bashkë Fitojmë” çel sot zyrtarisht fushatën elektorale

Shqipëria

Zgjedhjet lokale, koalicioni “Bashkë Fitojmë” çel sot zyrtarisht fushatën elektorale

Më: 15 prill 2023 Në ora: 07:12
Sali Berisha- Ilir Meta

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” çel sot fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ashtu siç është thënë dhe këto ditë, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të bëhet në orën 12:00 ditën e shtunë në stadiumin “Air Albania”.

“Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është edhe slogani i publikuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Ndërkohë, vlen për t’u theksuar se gjatë ditëve të fundit kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shoqëruar ish-kryeministrin Sali Berisha në disa qytete të Shqipërisë, ku dhe kanë prezantuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit për Bashkitë e këtyre qyteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat