Kuvendi/ Tritol makinës së kreut të PD në Vaun e Dejës, Zhupa thirrje PS: Distancohuni nga këto metoda, nuk trembemi

Shqipëria

Kuvendi/ Tritol makinës së kreut të PD në Vaun e Dejës, Zhupa thirrje PS: Distancohuni nga këto metoda, nuk trembemi

Më: 13 prill 2023 Në ora: 11:15
Deputetja Ina Zhupa

Deputetja Ina Zhupa, në fjalën e saj në seancën plenare në Kuvend ka theksuar se sulmi ndaj kreut të PD për Vaun e Dejës, Bernard Ndreca është një akt terrorist.

Gjithashtu Zhupa ka kërkuar që mazhoranca të distanocohet publikisht nga kjo ngjarje.

“Në këtë parlament kemi 8 javë që nuk diskutojmë për çështje të zgjedhësve. Këtë javë kishit justifikim pushimin zyrtar. Shqetësimi juan i parë nuk është çështjen e zgjedhësve, por kohën e opozitës nuk mund ta merrni.

Ne kemi të drejtën tonë t’i themi qeverisë se kush është realiteti. Doja të ndalesha edhe tek akti terrorist ndaj kryetarit të PD për Vaun e Dejës, kjo ishte një nisje e fushatës me tritol. Ministri i Brendshëm duhet të na tregojë se deri në çfarë niveli janë hetimet. Demokratët nuk trembën, hiqni dorë nga këto metoda dhe distancohuni sot publikisht nga kjo ngjarje”, tha Zhupa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat