“I kam shumë borxhe Tiranës”, avokati Gjokutaj kandidon për anëtar të Këshillit Bashkiak: Ja arsyeja

Shqipëria

“I kam shumë borxhe Tiranës”, avokati Gjokutaj kandidon për anëtar të Këshillit Bashkiak: Ja arsyeja

Më: 13 prill 2023 Në ora: 10:11
Avokati i njohur Genci Gjokutaj

Avokati i njohur Genci Gjokutaj ka vendosur që të kandidojë si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, nën siglën e Partisë së Lirisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gjokutaj përmes një mesazhi në ‘Facebook’. Ai theksoi se ka vendosur që t’i shërbejë Tiranës, të cilës theksoi se i ka shumë borxhe.

MESAZHI I GJOKUTAJT

Te dashur Miq te fb dhe me tej!
Kam vendosur qe ne emer te Partise se Lirise te kandidoj si Anetar i Keshillit Bashkiak ne Tirane! Kjo per nje arsye te thjeshte! Sepse dua t’i sherbej Tiranes qytetit tim te lindjes te ciles i kam shume borxhe! Ne kete kuader dua te di mendimin Tuaj ne lidhje me kete vendim! Por edhe si votues! Do ti mirepres edhe mendimet kunder vendimit tim dhe arsyet! Ju lutem te kurseni shume pak nga koha Juaj dhe te prononcoheni sipas opinionit! Mendimi Juaj eshte shume i vlefshem dhe i rendesishem per mua! 🙏✌️🇦🇱
Me respekt Av. Genci GJOKUTAJ

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat