Kultivonin kanabis në shtëpi/ Arrestohet gruaja, në kërkim bashkëshorti

Shqipëria

Kultivonin kanabis në shtëpi/ Arrestohet gruaja, në kërkim bashkëshorti

Më: 12 prill 2023 Në ora: 10:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Një çift bashkëshortësh në Fier kultivonin kanabis në shtëpinë e tyre. Policia ka gjetur 182 fidanë të dyshuar si bimë narkotike, të mbjellë në kubikë.

Në pranga ka rënë 49-vjeçarja me iniciale P.Y,. ndërsa është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj. Në banesën e çiftit në fshatin Kreshpan, është gjetur dhe një armë gjahu që mbahej pa leje.

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për kultivim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të detyrave të marra në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar, me fokus parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, që në fazë fillestare, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe kanë goditur në kuadër të operacionit policor të koduar “Kreshpan”, një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasja P. Y., 49 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim bashkëshorti i saj shtetasi D. Y., 51 vjeç (alias S. Y., alias K. Y.).

Si rezultat i kontrolleve, në banesën e këtyre shtetasve, në fshatin Kreshpan, shërbimet e Policisë gjetën dhe asgjësuan 182 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të mbjellë në kubikë.

Gjithashtu, në banesën e këtyre shtetasve u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu që mbahej pa leje.

Vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasit D. Y.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat