Ilir Beqaj refuzon mandatin e deputetit të Partisë Socialiste në Shkodër

Shqipëria

Ilir Beqaj refuzon mandatin e deputetit të Partisë Socialiste në Shkodër

Më: 12 prill 2023 Në ora: 07:46
Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka refuzuar mandatin e socialistit Benet Becit si deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës.

Beqaj ka dorëzuar përgjigjie negative në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke ia lënë vendin e tij një tjetër kolegu.

Postin e Becit në Kuvend do ta marrë Frrok Gjini.

Benet Beci është zgjedhur nga Partia Socialiste që të garojë më 14 maj për të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës, ku do të përballet me demokratin dhe kryebashkiakun aktual, Bardh Spahia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat