Nis Vettingu në Policinë e Shtetit, ja 36 emrat e parë të drejtuesve që do t’i nënshtrohen vlerësimit

Shqipëria

Nis Vettingu në Policinë e Shtetit, ja 36 emrat e parë të drejtuesve që do t’i nënshtrohen vlerësimit

Më: 11 prill 2023 Në ora: 11:38
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Është hedhur sot shorti i parë për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe AMP-së, ku i pranishëm ka qenë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kreu i AMP-së, Ardi Veliu, përfaqësues të ICITAP, si edhe trupat vlerësuese.

Gjatë fjalës së tij, ministri Çuçi ka kërkuar që vlerësimi të kryhet në mënyrë të pandërprerë dhe objektiv në mënyrë që të forcohet integriteti i punës policore

“E rëndësishme është transparenca dhe shpejtësia e këtij procesi. Duhet të jeni objektivë, të shpejtë dhe transparentë. Ky vlerësim është një moment shumë i rëndësishëm për të forcuar integritetin e trupës policore”, tha ai.

Në përfundim të shortit janë bërë publik 36 emrat e parë të drejtuesve, të cilët do i nënshtrohen vettingut në të tria shtyllat e vlerësimit; pastërtia e figurës, pasuria dhe aftësitë profesionale.

Lista e plotë:

Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionit, në Drejtorinë e Përgjithshme

Drejtues i Lartë Zenel Hyka, Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Altin Qato, Drejtor, në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Departamentin e Sigurisë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Arjan Muça, Drejtor i Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Edmond Rizaj, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Edmond Sulaj, Drejtor në Drejtorisë kundër Krimit ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Fatmir Lleshaj, Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Genc Merepeza, Drejtor Kabineti, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Hamdi Fjora, Drejtor i Drejtorisë së Forcave lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Nevila Xoxa (Resulaj), Drejtor në Drejtorinë e Teknologjisë së informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Theodhori Gravani, Drejtor në Drejtorinë e Protokollit në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues Shpresa Latifi, Drejtor i Drejtorisë së Financës në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues Gentian Ndoi, Drejtor i Drejtorisë për Krimin Ekonomik dhe Financiar, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues Vilma Ibrahimi, Drejtor në Drejtorinë e Analizës dhe informacionit Kriminal, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Ervin Hodaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër

Kryekomisar Ilir Proda, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan

Drejtues i Parë Kastriot Skënderi, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat

Drejtues i Parë Lorenc Panganika, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier

Drejtues Dhimitraq Ziu, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër

Drejtues Ermal Muçaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë

Drejtues i Parë Vehbi Bushati, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë

Drejtues Altin Merizaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Shkodër

Drejtues Arben Joco, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Tiranë

Drejtues Fatmir Hoxha, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Korçë

Drejtues Luan Arifaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Durrës

Drejtues Ndue Doçi, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Gjirokastër

Kryekomisar Eduard Sulejmani, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Vlorë

Kryekomisar Alban Dautaj, Drejtori i Drejtorisë së Antiterrorit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Altin Curri, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Elidon Çela, Drejtor i Drejtorisë Rajonale Tiranë pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Eljona Preçi, Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit dhe Ankesave pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Shkëlqim Zuriqi, Drejtor i Drejtorisë së Analizës dhe Sigurisë së Personelit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Drejtues i Parë Vasil Dode, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit pranë Gardës së Republikës

Drejtues Liman Hoxha, Drejtor i Drejtorisë për Sigurinë e PLSH pranë Gardës së Republikës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat