Denoncimi i fortë i Berishës: U bë një ‘gropë’ e madhe! Për shtrimin me pllaka guri u shpenzuan 2.3 miliardë euro

Shqipëria

Denoncimi i fortë i Berishës: U bë një ‘gropë’ e madhe! Për shtrimin me pllaka guri u shpenzuan 2.3 miliardë euro

Më: 10 prill 2023 Në ora: 13:09
Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë në lidhje me projektin e qeverisë Rama për atë që është quajtur “Rilindja urbane”.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Facebook, Berisha tha se “Rilindja Urbane” është një vjedhje e tmerrshme.

Sipas Berishës nuk mund të imagjinohet që të shpenzohen 2.3 miliard euro për të vendosur pllaka guri, ndërkohë që mund të shpenzoheshin vetëm 400 milionë euro.

“Ajo që u quajt rilindja urbane është projekti më i tmerrshëm për vjedhjet se çdo projekt tjetër. A mund ta imagjinoni që për shtrimin me pllaka guri  të shesheve të bashkive të vendit të kenë shpenzuar 2.3 mld euro, të cilat në mënyrë absolutë të gjitha bashkë nuk mund të shkonin më shumë se 400 mln euro. Por aty është bërë një nga gropat më të mëdha të vjedhjes. Nuk ka diskutim që një fshat shqiptar i zhvilluar është kusht i kushteve që Shqipëria të jetë një vend i zhvilluar”, tha Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat