Pas zgjedhjeve fillon e shembet Diktatura e Korrupsionit - 14 Maji 2023, beteja e fundit mes “non grata”-ve

Shqipëria

Pas zgjedhjeve fillon e shembet Diktatura e Korrupsionit - 14 Maji 2023, beteja e fundit mes “non grata”-ve

Nga: Skënder Kapiti Më: 8 prill 2023 Në ora: 10:01
Skënder Kapiti

Non grata do të thotë person i padëshiruar dhe a nuk janë jo vetëm të padëshiruar por edhe të urryer të gjitha ata politikanë e shtetarë shqiptarë prej të cilëve shqitarëve u kanë ardhur gjithë këto të këqija gjatë këtij tranzicioni dhe që janë të ekspozuar edhe sot akoma në politikë e pushtet.

Termin diktaturë të korrupsionit në këtë shkrim e përdor në kuptimin e asaj se gjithë politikën dhe institucionet në Shqipëri në këto vite tranzicion i ka diktuar dhe vënë në funksionim korrupsioni, fuqia e të cilit ka qeverisur e sunduar gjithcka ne Shqipëri.

SHBA, shteti tempull i demokracisë për të ndihmur luftën në shkallë globale kundër korrupsionit ato shpallin individët VIP të politikës të vëndeve të tjera persona “non grata”. Pra, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur "non grata" ish-zyrtarë dhe zyrtarë të lartë, në mbarë botën për shkak të korrupsionit. SHBA nuk ka shpallur persona “non grata” për shkak të korrupsionit vetëm në Shqipëri, pra jo vetëm Sali Bershën të cilin në fushatën e tij antiSHBA po e mbështet foltorja dhe LSI e që kanë dalë së bashku në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Shqiptarët duke qenë se janë shteti më proamerikan në botë për faktin se SHBA-të janë aleati strategjik dhe jetik i shqiptarëve dhe Shqipërisë, dhe prandaj shqiptarët duhet t’u janë mirënjohës SHBA-ve edhe për kontributin e jashtëzakonshëm të tyre në shtetndërtimi modern e ligjor si në ndihmen vendimtare në miratimin e Vetting-ut ashtu edhe në shpalljen “non grata” për korrupsion të lartë shtetëror të individëve të ndryshëm pavarësisht se cilës politike e partie politike ata i përkasin.

Të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm ata, por edhe ndërkombëtarët e dinë tashmë se cfarë pasojash të rënda i ka shkaktuar Shqipërisë dhe shqiptarëve korrupsioni në këto vite tranzicion.

Tani më në fund kjo politikë që e ka mbajtur peng, në moszhvillim e në prapambetje Shqipërinë është ekpozuar dhe konsumuar tërësisht, pasi realisht kjo politika e vjetër që Basha e ka quajtur me të drejtë “Trekëndëshi i Bermudës”, kjo politikë ka instaluar në Shqipëri “Diktaturën e Korrupsionit”, diktaturë e cila do konsumohet e degradohet përfundimisht në këtë muaj të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023 dhe që do të shembet pas kësaj date.

Pra, kjo diktaturë korrupsioni pashmangshmërisht do të cmontohet, dhe këtë si mision e ka marrë përsipër Basha dhe Elita e Re Politike e Partisë Demokratike.

Mirëpo kjo elitë e re duhet të dalë me guxim kundër foltores dhe atyre të cilët shpifin e fyejnë Bashën, Alibeajn, Bejkon deri sa at ate foltores kane dale ashpër edhe kundër ambasadores amerikane. Pse keni frikë kur me PD zyrtare janë SHBA dhe BE.

Ju që jeni në krye të listave për antarë të këshillave bashkiake pse nuk dukeni gjëkundi, apo ju paskeni dashur vetëm një vënd të sigurtë në listë sa për një karrige në kuvendin bashkiak. Po ju deputetë të PD ku jeni, cfarë po prisni më?

Diktatura e korrupsionit nuk bie vetë,por duhet angazhim dhe guxim.

Ju kandidatët për kryetar bashkish që jeni në aleancë me LSI-në ,pra të primareve të foltores para se të kërkoni votat nga demoktratët e Partisë Demokratike institucionale duhet të distancoheni publikisht nga fyerjet e sulmet që bëjnë foltorja kundër SHBA, Bashës e Alibeajt si dhe duhet të bëni thirrje për të votuar kandidatët qe janë me siglën e Partisë Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat