Makina përplas për vdekje këmbësorin, shoqërohet në polici shoferi

Shqipëria

Makina përplas për vdekje këmbësorin, shoqërohet në polici shoferi

Më: 7 prill 2023 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Një 43-vjeçar këmbësor është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e sotme (7 prill). Aksidenti ka ndodhur në rrugën Milot-Rubik, ku shoferi i një “Benzi” përplasi këmbësorin.

Panorama TV meson se viktima eshte Mark Lleshi, ndersa shoferi Pjeter Nikolli.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici,  ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Milot-Rrubik, shtetasi P. N. 63 vjeç, banues në Rrëshen, duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin M. Ll. 43 vjeç, banues në Fan, Mirditë, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale ndërsa grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat