Plagosi me thikë tre bashkëmoshatarët e tij, identifikohet autori

Shqipëria

Plagosi me thikë tre bashkëmoshatarët e tij, identifikohet autori

Më: 7 prill 2023 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Mësohet se Aldo Hasani rreth 18 vjeç ka plagosur me thikë 3 bashkëmoshatarë të tij, të cilët po marrin mjekim në spital.

Burime për Panorama bëjnë me dije se një prej të plagosurve është më rëndë dhe është futur në sallën e operacionit.

Ende nuk dihen motive mbi ngjarjen ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital.

Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij.

Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat