Të shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë dhe vjedhje, ekstradohen nga Italia dhe Greqia 3 shtetas

Shqipëria

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë dhe vjedhje, ekstradohen nga Italia dhe Greqia 3 shtetas

Më: 6 prill 2023 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Janë ekstraduar nga Italia dhe Greqia, drejt Shqipërisë, 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, 2 prej tyre për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe shtetasi tjetër për vjedhje me dhunë.

Nga Italia janë ekstraduar shtetasi Ilir Duro, 51 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’, ‘’Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe ‘’Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal’’. Shtetasi Ilir Duro dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me transportimin, shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Dhe shtetasi Luis Shkira, 21 vjeç banues në Pogradec, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. 21-vjeçari, më datë 13.09.2021, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.

Nga Greqia është ekstraduar shtetasi,Paulin Peci, 30 vjeç banues në Përmet. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat