“Rama gënjeu në sy të përfaqësuesit të BB”, deputeti i PD: Shifrat dhe faktet që rrëzojnë propagandën për bujqësinë

Shqipëria

“Rama gënjeu në sy të përfaqësuesit të BB”, deputeti i PD: Shifrat dhe faktet që rrëzojnë propagandën për bujqësinë

Më: 5 prill 2023 Në ora: 11:09
Deputeti demokrat, Dashnor Sula

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka akuzuar qeverinë ‘Rama’ se manipulon me shifrat dhe se po bën propagandë për bujqësinë.

Në një reagim në ‘Facebook’ Sula thekson se kryeministri doli dje në krah të përfaqësuesit të Bankës Botërore dhe gënjeu. Sula tha se të dhënat zyrtare nga INSTAT referuan se dega e bujqësisë qëndroi në vend-numëro vitin e kaluar.

MESAZHI I SULËS

🔴Shifrat dhe faktet që rrëzojnë propagandën për bujqësinë.
📍Kryeministri doli sërish dje në krah të përfaqësuesit të Bankës Botërore duke thënë të pavërteta për sektorin e bujqësisë. Sipas tij ky sektor ka njohur rritje dhe se ata që flasin për shpopullim të fshatrave e kanë gabim. Por kryeministrin e përgënjeshtrojnë institucionet e vet shtetit.

📍Të dhënat zyrtare nga INSTAT referuan se, dega e bujqësisë qëndroi në vend-numëro vitin e kaluar, me zgjerim afër 0.06%, teksa në vitin 2021 sektori u zgjerua me 1.8%.
📍Kjo është ecuria më negative e bujqësisë, që prej vitit 1997, kur vendi ishte në kaos për shkak të trazirave të piramidave. Fshatrat po zbrazen dhe ky është fakt. Bujqësia po vuan dhe shkaktare e kësaj vuajtje është qeveria.
Bujqësia është sektori më madh në ekonomi që kontribuon me rreth 20% të PBB-së së vendit, por gjatë vitit 2021 mori nga buxheti i shtetit vetëm 0.7% të PBB-së.
Në vitin 2021 Prodhimi i Brendshëm Bruto arriti një vlerë mbi 1.7 trilionë lekë, ndërsa në të njëjtit vit buxheti i ministrisë së Bujqësisë ishte 12,9 miliardë lekë ose rreth 0.7% e PBB-së.
📍Shifrat jane koke forta dhe e tregojne qarte se ndonese bujqesia, fshati ze 20% te prodhimit te brendshem bruto, ajo qe shteti i kthen pas ne investime e subvencione eshte qesharake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat