Sherr me grushte mes dy vëllezërve në Lezhë, shkak ndarja e tokave

Shqipëria

Sherr me grushte mes dy vëllezërve në Lezhë, shkak ndarja e tokave

Më: 5 prill 2023 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Dy vëllezër janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në Lezhë për shkaqe pronësie.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Merqi të Lezhës dhe dyshohet se shkak i konfliktit është bërë kufiri mes tokave të tyre.

Fillimisht vëllezërit, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, kanë pasur konflikt verbal me njëri-tjetrin e më pas janë qëlluar me grushte.

Njëri prej tyre është lënduar dhe ndodhet në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat