Ky është i dënuari që vdiq në burgun e Tiranës. Familjarët bëjnë gati padinë

Shqipëria

Ky është i dënuari që vdiq në burgun e Tiranës. Familjarët bëjnë gati padinë

Më: 4 prill 2023 Në ora: 21:42
Renald Tahiri

Renald Tahiri është 38-vjeçari që ka humbur jetën në ambjetet e burgut 302 në Mine Peza në Tiranë.

Edhe pse policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje, familjarët e Tahirit thonë se ai ka humbur jetën të shtunën në qelinë e burgut. Ai ishte arrestuar të premten pasi akuzohej për vjedhjen e biçikletave të cilat i shiste për të blerë lëndë narkotike.

Familjarët kanë treguar për mediat se ata nuk janë lejuar ta takojnë kur ai është arrestuar me pretekstin se në fundjavë nuk lejohen takimet. Ata kanë dyshime se në burg nuk i është dhënë ndihma e nevojshme prandaj janë duke përgatitur edhe një kallëzim kundrejt burgut ku Tahiri humbi jetën.

Për vdekjen e 38-vjeçarit ata thonë se janë njoftuar të hënën, ndërsa ditën e sotme trupi i tij u përcoll për në banesën e fundit pas ceremonisë mortore në orën 12:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat