“Reformat kanë ngecur”/ Avokati: Na kanë shitur të brendshmit

Shqipëria

“Reformat kanë ngecur”/ Avokati: Na kanë shitur të brendshmit

Më: 4 prill 2023 Në ora: 00:06
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela gjatë diskutimit në “Top Story” për implikimin e implikimin e ish-kryetares së LSI-së dhe deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në lidhje ruse, u shpreh se Rusia do kohë që ta marri Shqipërinë.

Sipas tij kjo vjen si pasojë e marrëdhënieve aktuale, me qeverinë në pushtet, të cilat janë shumë të mira.

Njëkohësisht Ngjela u shpreh se ne jemi shitur nga “personat e brendshëm”.

“Ne e dimë që luan në Shqipëri, do kohë që ta marrin. Nuk ka arritur dot se janë në konflikt me SHBA-në. Ne na kanë shitur të brendshmit. Reformat kanë ndalur, kanë ngecur. Përse e do Rusia Metën dhe gruan e Metës. Përveç Shqipërisë për çfarë e do tjetër?! Për Shqipërinë nuk diskutohet”, tha avokati.

Moderatorja e programit Grida Duma pyeti Ngjelën edhe për përfshirjen e politikanëve në offshore.

Grida Duma: Ke bindje që politikanët janë të përfshirë në offshore?

Spartak Ngjela: Kam të dhëna në shifra të mëdha, por nuk kam emra specifikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat