Legalizuan një ndërtesë duke cenuar truallin e xhamisë në Vlorë, ASHK kallëzon në SPAK drejtorin, ish-drejtorin dhe 6 zyrtarë të tjerë

Shqipëria

Legalizuan një ndërtesë duke cenuar truallin e xhamisë në Vlorë, ASHK kallëzon në SPAK drejtorin, ish-drejtorin dhe 6 zyrtarë të tjerë

Më: 3 prill 2023 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Agjencia e Kadastrës ka kallëzuar penalisht në SPAK tetë zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë në Vlorë, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Mësohet se shtëtasit Erdet Mandi, Bilbil Aliaj, Renato Beshaj, Denis Metaj, Dorjana Ferati,  Anisa Golemi, Bojkena Bani dhe Teuta Meço kanë legalizuar një objekt i cili cënonte xhaminë në Vlorë.

Të kallëzuarit janë drejtori i ASHK, ish përgjegjësa dhe specialistë pranë Kadastrës në Vlorë.

Njoftimi i plotë:

Legalizuan objektin duke cënuar xhaminë në Vlorë

ASHK, kallëzim në SPAK për drejtorin, ish- drejtorin dhe gjashtë zyrtarë të tjerë. Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës, kallëzon penalisht me akuzën “Për shpërdorim detyre” në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit dhe të Organizuar (SPAK), tetë zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë të Drejtorisë Vendore të ASHK Vlorë. Pas verifikimeve të kryera, janë evidentuar shkelje të rënda në dhënien e lejes së legalizimit dhe titullit të pronësisë në cënim të truallit të Komunitetit Mysliman.

Të kallëzuarit janë:

Erdet Mandi, aktualisht Drejtor i ASHK-Vlorë

Bilbil Aliaj, ish- Drejtor i ASHK Vlorë

Renato Beshaj, ish-përgjegjës i sektorit të legalizimeve ASHK Vlorë

Denis Metaj, ish- përgjegjës i sektorit hartografisë

Dorjana Ferati, ish-përgjegjës i sektorit të çështjeve të pronësisë, aktualisht përgjegjëse e arshivë- protokollit ASHK Vlorë

Anisa Golemi, specialiste ASHK Vlorë

Bojkena Bani, ish-specialiste ASHK Vlorë

Teuta Meço, specialiste ASHK Vlorë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat