Policia Kufitare sekuestron mbi 17 mijë euro të padeklaruara, procedohet 31-vjeçari

Shqipëria

Policia Kufitare sekuestron mbi 17 mijë euro të padeklaruara, procedohet 31-vjeçari

Më: 2 prill 2023 Në ora: 15:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia Kufitare në Rinas ka sekuestruar mbi 17 mijë euro të padeklaruara. Në njoftim thuhet se paratë po tentoheshin të kaloheshin në kufi nga një shtetas 31-vjeçar. Ndaj këtij të fundit ka nisur procedimi penal.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën në çantën e shtetasit E. H., 17 550 euro, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë pa i deklaruar konform ligjit.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 31 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, thuhet në njoftim.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat