Ngjarjet kriminale në vend, Berisha: Pasiguria është e qëllimshme!

Shqipëria

Ngjarjet kriminale në vend, Berisha: Pasiguria është e qëllimshme!

Më: 2 prill 2023 Në ora: 13:52
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme ngjarjet kriminale të ndodhura përgjatë javëve të fundit në vendin tonë.

Berisha u shpreh se pasiguria përhapet me qëllim nga kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij synon që në vendin tonë të mbetet vetëm ajo dhe soji i tij.

Ai komentoi edhe deklaratën e Ramës për përplasjet mes grupeve kriminale i cili thoshte pak vite më parë “kokat hëngshin”.

“Kjo pasiguri është e qëllimshme. Për Edi Ramën në Shqipëri duhet të mbeten ai dhe soji i tij kriminal dhe trafikant. Është ai kryeministri i vetëm në botë që paguan një polici prej 15 mijë vetësh. Një shërbim informativ kombëtar dhe deklaron kokat hëngshin.

Do të thotë licencë për vrasje nga qeveria. Vendin e kanë para ligjit. Por nuk i arreston se me ata qeveris ai. Ushqehet me paratë e tyre. 14 Maji është një votë e jetës sonë.

Çdo shqiptar është në mision historik për të shpëtuar Shqipërinë nga komunizmi. Vendi pakësohet me shpejtësi të madhe. Në 8 vite u larguan 33-35% e shqiptarëve. A do rrimë ne në këtë gjendje? A mund të rrimë ne? Kurrë nuk do të na falet”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat