Deputetja e PD shpreh hapur mbështetjen për kandidatin e Alibeajt: Ja pse firma ime mungonte në mbledhjen e Kryesisë

Shqipëria

Deputetja e PD shpreh hapur mbështetjen për kandidatin e Alibeajt: Ja pse firma ime mungonte në mbledhjen e Kryesisë

Më: 28 mars 2023 Në ora: 11:31
Deputetja demokrate, Flutura Açka

Deputetja demokrate, Flutura Açka ka dhënë shpjegimet se pse nuk gjendej firma e saj mungonte në mbledhjen e Kryesisë për kandidatin e Alibeajt, për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko.

Açka theksoi se ajo nuk ishte më anëtare e Kryesisë, pasi kishte dhënë dorëheqje, dhe nuk kishte se të ishte firma e saj në listë.

Ajo shprehu mbështetjen publike për Bejkon.

“Kam dhënë dorëheqje, nuk jam më anëtare e kryesisë, pas ngjarjeve të 6 marsit. Por po, mbështes kandidaturën e Roland Bejkos, e them publikisht tani dhe e shpall që të jeni të qartë.”, -tha Açka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat