Meta: Hidhet asfalt elektoral për të thënë se po punohet

Shqipëria

Meta: Hidhet asfalt elektoral për të thënë se po punohet

Më: 19 mars 2023 Në ora: 16:09
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi me gratë në zonën e Freskut tha se 14 maji është ditë e rëndësishme sepse do të rikthehet llogaridhënia.

Sipas Ilir Metës me 1.4 mld euro në një mandat do të ishin rregulluar edhe rrugët e Parisit, jo me ato të Freskut apo zonave të tjera.

Meta u shpreh se ka filluar të hidhet asfalt elektoral, për të krijuar përshtypjen se po punohet.

“Mos harrojmë se 350 mln euro është buxheti në vit i bashkisë së Tiranës, meqë jetojmë në bashkinë e Tiranës. 1.4 mld euro në një mandat, në 4 vjet. Edhe rrugët e Parisit mund të ishin bërë, jo më rrugët e Freskut apo Qesarakes. Hidhet asfalt elektoral thjesht për të krijuar idenë se po bëhet punë. Kur bie një shi, ju e dini që s’ka as kanalizime asgjë. Boll me këto mashtrime, boll me shpërdorimin e taksave të qytetarëve.

14 maji është ditë e rëndësishme sepse do të kthehet llogaridhënia në Tiranë dhe kudo në gjithë Shqipërinë. Gratë do të jenë garantë që kjo llogaridhënie të bëjë të mundur që fondet publike të shkojnë për interesin tuaj, për më shumë shkolla, kopshte etj. Do bëjmë politika model në mbështetje të nënave dhe fëmijëve”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat