“Historia të marr rrjedhën e duhur”/ Takimi Kurti-Vuçiq në Ohër, ‘shpërthen keq’ deputetja shqiptare

Shqipëria

“Historia të marr rrjedhën e duhur”/ Takimi Kurti-Vuçiq në Ohër, ‘shpërthen keq’ deputetja shqiptare

Më: 18 mars 2023 Në ora: 10:41
Jorida Tabaku

Jorida Tabaku, deputetja e partisë Demokratike ka reaguar menjëherë për takimin që zhvillohet sot në Ohër mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe dhe shefit të BE për politikën e Jashtme dhe Siguri Josep Borrell.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se nga ky takim priten lajme të mira për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa ka shtuar se presioni ndërkombëtar duhet të jetë mbi Serbinë për të firmosur propozimin europian.

“Nga Ohri sot presim lajm të mirë për dialogun Kosovë -Serbi , ndërsa presioni ndërkombëtar duhet të jetë mbi Serbinë për të firmosur paketën e zgjidhjes Franko-Gjermane. Nuk ka rrugë tjetër veç njohjes së Kosovës & fqinjësisë së mirë në ballkan.

Koha që historia të marrë rrjedhën e duhur!”, ka shkruar Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat