Turistët trafikantë në gjykatë, 4 rumunët e arrestuar me kanabis në Vlorë do njihen me masën e sigurisë

Shqipëria

Turistët trafikantë në gjykatë, 4 rumunët e arrestuar me kanabis në Vlorë do njihen me masën e sigurisë

Më: 16 mars 2023 Në ora: 11:00
Foto nga vendngjarja

Dalin sot para gjykatës për masë sigurie, 4 turistët rumunë të arrestuar pak ditë më parë në Vlorë, pasi në kamperat ku udhëtonin iu gjetën dhe sekuestruan 260 kilogramë lëndë narkotike, kanabis.

Marius Cimpeanu, Mihaela Cimpeanu, Florin Tucan dhe Andreea Pislaru, të katërt me shtetësi rumune pritet të njihen me masën e arrestit nga gjykata e Vlorës.Ata u arrestuan ndërsa lëviznin me dy kampera luksozë, ku kishin fshehur edhe lëndën narkotike.

Pas operacionit policia shpalli në kërkim 5 shtetas, si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por për arsye hetimi të dhënat e tyre nuk bëhen publike.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për llogari të disa bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, tashmë të shpallur në kërkim, kamufloheshin si turistë, duke marre me qera campera luksozë, dhe të ndarë në dy çifte kryenin trafikimin e lëndës narkotike nga vendi ynë për në Greqi dhe më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat