Gjoba 3.6 mln euro ndaj “Birra Tirana”, reagon deputeti i PD: Biznesi duhet trajtuar si partner e jo si një lopë që vetëm milet

Shqipëria

Gjoba 3.6 mln euro ndaj “Birra Tirana”, reagon deputeti i PD: Biznesi duhet trajtuar si partner e jo si një lopë që vetëm milet

Më: 13 mars 2023 Në ora: 13:24
Deputeti i PD-së, Arbi Agalliu

Deputeti i PD-së, Arbi Agalliu ka reaguar pas gjobës 3.6 mln euro të vendosur ndaj “Birra Tirana”. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se “gjoba është mënyra e gabuar e të qeverisurit”.

Teksa i referohet rastit të “Birrës Tirana”, ligjvënësi demokrat thotë se shteti ka detyrim të nxisë zhvillimin e biznesit vendas, të jetë konsulent dhe jo të vendosë gjoba.

“Biznesi vendas është gjëja më e ndershme në këtë vend. Është pikërisht ky biznes që mbush buxhetin e shtetit të shpuar nga të gjitha anët, është ky biznes që paguan pagat e kësaj administrate shpesh të korruptuar, është ky biznes që paguan pensionet, spitalet, shkollat, rrugët dhe çdo gjë tjetër”, shkruan deputeti i PD.

Reagimi i Arbi Agalliut

Gjoba është mënyra e gabuar e të qeverisurit!

Të vendosësh një gjobë është mjaft e lehtë, qoftë kjo dhe me të pa drejtë.

Ajo që shteti ka detyrim është të nxisë zhvillimin e biznesit vendas, të përmirësojë paketën fiskale në funksion të biznesit vendas, të jetë konsulent i tyre e jo të vendosë gjoba (sikurse po shoh rastin e Birra Tirana).

Biznesi vendas është gjëja më e ndershme në këtë vend. Është pikërisht ky biznes që mbush buxhetin e shtetit të shpuar nga të gjitha anët, është ky biznes që paguan pagat e kësaj administrate shpesh të korruptuar, është ky biznes që paguan pensionet, spitalet, shkollat, rrugët dhe çdo gjë tjetër.

Ndaj, në vend që t’i vendosen gjoba, biznesit vendas i duhet ofruar ndihma dhe konsulenca e duhur, duke e trajtuar si partner e jo si një lopë që vetëm milet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat