Meta shprehet i bindur: Në datën 15 maj shumica e kryetarëve të bashkive, do jenë të opozitës

Shqipëria

Meta shprehet i bindur: Në datën 15 maj shumica e kryetarëve të bashkive, do jenë të opozitës

Më: 13 mars 2023 Në ora: 12:14
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë në një deklaratë të shkurtër për mediat pas takimit në selinë blu me Sali Berishën.

Edhe pse nuk dha detaje  nga takimi, Meta theksoi se më 15 maj shumica e kryetarëve në të gjithë Shqipërinë do i përkasin ndryshimit dhe opozitës së bashkuar.

Më tej ai theksoi se ndryshimit do i përkasë dhe shumica dërmuese e këshillave bashkiakë.

“Në datën 15 maj shumica e kryetarëve të bashkive në të gjithë Shqipërinë i përket ndryshimit dhe opozitës së bashkimit. Shumica dërmuese e këshillave bashkiakë do i përkasë ndryshimit- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat