Breshëri armësh drejt lokalit të Fation Muratit, xhaxhai i tij mori dy plumba në shpatull, ja si është gjendja shëndetësore e të plagosurve

Shqipëria

Breshëri armësh drejt lokalit të Fation Muratit, xhaxhai i tij mori dy plumba në shpatull, ja si është gjendja shëndetësore e të plagosurve

Më: 13 mars 2023 Në ora: 00:10
Foto ilustrim

Gazetari Igli Çelmeta ka dhënë detaje të reja nga atentati i ndodhur në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Gazetari Çelmeta tha për BalkanWeb se xhaxhi i Fation Muratit që është edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë, Sahit Murati është aktualisht në sallën e operacionit. Shehat Murati ka marrë dy plumba në shpatull.

Të plagosurit e tjerë gjithashtu kanë marrë plumba në kofshë, gjoks, ndërsa njëri prej tyre është prekur edhe në kokë por bëhet me dije se nuk ka goditje në pjesë vitale.

Deri më tani sipas mjekëve gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat