Regjistrimi në KQZ për zgjedhjet e “14 Majit”, Alibeaj ankimon vendimin në KAS

Shqipëria

Regjistrimi në KQZ për zgjedhjet e “14 Majit”, Alibeaj ankimon vendimin në KAS

Më: 11 mars 2023 Në ora: 17:12
Enkelejd Alibeaj

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e KQZ, për mosregjistrimin e kësaj partia në zgjedhjet vendore, për shkak të mangësive në dokumentacion.

Me këtë lëvizje Alibeaj kërkon shfuqizimin e vendimit të KQZ, që i la kohë PD-së 48 orë kohë për plotësim dhe ridërgim të kërkesës.

Kujtojmë që afati i përcaktuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për plotësimin dhe ridërgimin e kërkesës për regjistrim në zgjedhje përfundon sonte në mesnate.

Ndërsa përfaqësuesi ligjor, Idrit Sefa e kishte bërë të qartë më herët sot, se një gjë e tillë nuk ka për ndodhur, pasi sipas tij dokumentacioni është i saktë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat