Shpërthimi në Laç, merren në pyetje dhe pjesëtarë të familjes në hasmëri me familjen Lika

Shqipëria

Shpërthimi në Laç, merren në pyetje dhe pjesëtarë të familjes në hasmëri me familjen Lika

Më: 11 mars 2023 Në ora: 10:06
Laç

Mbi 10 persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga Policia e Kurbinit në lidhje shpërthimin e ndodhur në banesën 3 katëshe të familjes Lika në fshatin Sanxhak.

Por ende nuk është arritur të bihet në gjurmët e autoreve të ngjarjes.

Mes personave që kanë dhënë dëshminë e tyre në polici janë dhe pjesëtarë të familjeve me të cilët kanë hasmëri familja që ishte objektiv i sulmit, por kanë mohuar të kenë lidhje me vendosjen e lëndës shpërthyese dhe janë lënë sërish të lirë.

Policia ka sekuestruar dhe po analizon kamerat e disa banesave dhe bizneseve në zonë, por nga kqyrjet e deritanishme të pamjeve asnjëra prej tyre nuk i ka fokusuar lëvizjet e autoreve që mendohet të kenë qenë më shumë se 2 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat