Sondazhi/ Mbi 56% e qytetarëve Tiranës i konsiderojnë zgjedhjet loakle të rëndësishme

Shqipëria

Sondazhi/ Mbi 56% e qytetarëve Tiranës i konsiderojnë zgjedhjet loakle të rëndësishme

Më: 10 mars 2023 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

89% e qytetarëve të Tiranës janë në dijeni që në 14 maj votohet për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë. 8.9% e kryeqytetasve janë në dijeni që ka zgjedhje por nuk kanë dijeni për datën ndërsa 2% nuk e dinë që ka zgjedhje lokale.

Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se çfarë rëndësie kanë zgjedhjet lokale për ta, 56.95 e qytetarëve të Tiranës janë përgjigjur duke thënë se janë të rëndësishme.

Për 23.6% të kryeqytetasve zgjedhjet lokale janë shumë të rëndësishme.

Ndërkohë 13% e kryeqytetasve nuk i konsiderojnë të rëndësishme zgjedhjet lokale dhe për 5.5% të qytetarëve të Tiranës nuk janë fare të rëndësishme zgjedhjet për drejtuesin e bashkisë.

Nga ata që mendojnë se zgjedhjet nuk janë fare të rëndësishme 18.8% janë meshkuj dhe 18.1% femra.

Duke bërë një analizë të të dhënave rezulton se për moshën e tretë zgjedhjet janë më të rëndësishme se sa për pjesën tjetër të qytetarëve të Tiranës.

Po ti shohim sipas grup moshave ata që thonë se zgjedhjet lokale nuk janë të rëndësishme 22.8% i përkasin grup moshës 18-24 vjeç, 20% janë të grup moshës 25-34 vjeç, 22.9% janë 35-44 vjeç, 21.8% janë 45-54 vjeç dhe ka një zbritje në 12.6% në grup moshën 55-64 vjeç duke shkuar në 9.9% në grup moshën 65-75 vjeç.

42.2% e qytetarëve që mendojnë se zgjedhjet lokale nuk janë fare të rëndësishme janë të pa identifikuar politikisht, 17.7% janë votues të PD dhe 9.9% janë votues të PS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat