E kishin kthyer banesën në “fole” armësh, arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim

Shqipëria

E kishin kthyer banesën në “fole” armësh, arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim

Më: 10 mars 2023 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Një 23-vjeçar nga Kruja është arrestuar paraditen e sotme në Morinë, ndërsa ishte në kërkim prej disa kohësh.

I riu së bashku me dy vëllezërit e tij binjakë, të arrestuar tashmë, kishin kthyer banesën e tyre në “fole” armësh. Në të janë sekuestruar 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra automaktiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të shkëmbimit të menjëhershëm të informacioneve me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinës, me qëllim ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, si rezultat i hetimeve të kryera në vijim të operacionit policor të koduar “Twins”, të zhvilluar më 23 shkurt, u kap në Morinë, si dhe u ndalua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, shtetasi i shpallur në kërkim nga Policia e Krujës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”:

– D. L., 23 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi D. L., së bashku me 2 vëllezërit e tij binjakë, të arrestuar në kuadër të operacionit “Twins”, mbanin në banesë 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra automaktiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan gjatë këtij operacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat