“Kujtuam se nuk do dilnim gjallë”, shpërthimi në Laç, flasin fqinjët: Dëme kolosale, menduam se ishte tërmet

Shqipëria

“Kujtuam se nuk do dilnim gjallë”, shpërthimi në Laç, flasin fqinjët: Dëme kolosale, menduam se ishte tërmet

Më: 10 mars 2023 Në ora: 10:57
Laç

Flasin fqinjët e familjes Lika në Sanxhak të Laçit, ku mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm dëmtoi disa banesa, fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Fqinjët deklarojnë se tronditja ka qenë e madhe dhe se ndodheshin në gjumë kur ndodhi shpërthimi.
Ata kanë kujtuar fillimisht se ishte tërmet.

“Ka qenë shumë e tmerrshme dhe e frikshme. Kam kujtuar se nuk do dilja e gjallë. Kujtuam se ishte tërmet. Nuk kam parë gjë. Menduam tërmet deri sa e morëm vesh ca ishte. Dëmet kolosale, çatia e prishur, muret e shembura. Kemi qenë të gjithë në shtëpi”, tha një fqinj.

“Patjetër që do bëj denoncim. Kam humbje të mëdha. Nuk jetohet brenda. Nuk kam punë me shtetin. Shteti ka punët e veta”, tha fqinji tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat