“Po nëse kryetari sëmuret, çfarë ndodh?”, Alibeaj i përgjigjet Celibashit: Ka një prapaskenë

Shqipëria

“Po nëse kryetari sëmuret, çfarë ndodh?”, Alibeaj i përgjigjet Celibashit: Ka një prapaskenë

Më: 9 mars 2023 Në ora: 22:22
Kryetari i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj

Kryetari i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj, i ftuar në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, ka diskutuar në lidhje me situatën në PD dhe zgjedhjet lokale.

Ai ka komentuar edhe në lidhje me vendimin e bërë publik sot nga Ilirjan Celibashi, që si kryetar i PD është Lulzim Basha dhe i njihet atij e drejta për tu regjistruar në KQZ për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Alibeaj tha se ende nuk ka një vendim të shkruar e të firmosur në lidhje me atë që Celibashi deklaroi për mediat.

Alibeaj: Jam i kujdesshëm për të mos ushtruar asnjë lloj influence ndaj institucioneve. E dëgjova paksa teksa bënte një artikulim mbi çështjen e regjistrimit të PD.
Në fakt edhe tani nuk ka një vendim një shkresë nga zoti Celibashi që të radhisë arsyet që e çuan në atë përfundim

E mira është që arsyet të jenë në letra. Përgjigja e vetme që kemi marrë është që nuk ka një vendim të shkruar e të vulosur.

Për regjistrimin e një partie duhet një deklaratë ku kryetari merr një zotim se partia nuk do të përfshihet në shitblerje votash apo veprime të ngjashme.

Pretendimi mesa duket është që nuk delegohet, si dokument ky është. Me anë të të cilit marr përsipër si ushtrues i detyrës së kryetari të partisë, të gjitha detyrimet. Pyetja që kam është në cilin nen apo dispozitë është parashikuar diçka e tillë?

Marrim një rast sikur një kryetar partie, sëmuret dhe bie në koma. Çndodh? Partia nuk regjistrohet? A ka të tjerë persona që mund të përfaqësojnë këtë vullnet për partinë? Mesa duket o është një keqlexim i zotit Celibashi i nenit 64 ose ka një tjetër prapaskenë.

Jam nënkryetar dhe në mungesë të kryetarit që ka dhënë dorëheqjen e ushtroj unë këtë detyrë dhe për këtë ka një autorizim i nënshkruar nga Basha dhe në pikën 2 thuhet: Të nënshkruajnë deklaratën në emër e për llogari të kryetarit të partisë ku përmendet zotimi për mospërfshirje në aktivitete të paligjshme.

Ish kryetari i partisë para dorëheqjes dhe një autorizim drejtuar nënkryetarit që jo vetëm në procese administrative por edhe në procesin elektoral.

PD ka pasur 4 nënkryetarë, 2 prej tyre dhanë dorëheqjen. Në atë kohë ishin 2 nënkryetarë, unë dhe Tabaku, rregullat caktohet se kur ka disa nënkryetarë është Këshilli Kombëtar që zgjedh njërin prej tyre. Në atë kohë isha e vetmja alternativë pasi Tabaku deklaroi se nuk dëshironte të merrte drejtimin e partisë.

Doli një platformë që i kërkonim palës tjetër të mos krijoheshin struktura paralele se krijohej një ndarje e PD dhe të shtyheshin disa muaj zgjedhjet e përbashkëta pasi nuk kishte sens që të bëja zgjedhje brenda PD kur krijoheshin struktura paralele.

Strukturat janë. Nuk proceduam në atë kohë se nuk donim të jepnim sinjale të kundërta kur kishim dhënë sinjale që mund të bashkoheshim. Në Statut nuk ka asnjë rregull se kur duhet bërë ky proces zgjedhor, është kryesia që vendos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat